Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 32-vjeçarin Andi Agraja, që u arrestua gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Ai dyshohej për armëmbajtje pa leje, por nga kamerat e sigurisë rezulton se arma është hedhur nga dikush tjetër, që ende nuk është identifikuar.

32-vjeçari në momentin e ndërhyrjes të shërbimeve të policisë është larguar me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës policia gjeti e sekuestroi një pistoletë, me një krëhër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Shërbimet policore e kanë vijuar ndjekjen dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Andi Agraj, banues në Shkodër.

Për vrasjen e Hekuran Billës, janë arrestuar Viktor Marku në Mal të Zi, që është vëllai i Prel Markut, vrarë në Angli dhe Sebastian Mali, nipi i Prel Markut. Krimi nuk është pranuar, duke thënë se në atë zonë kanë qarkulluar për argëtim.