Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese, por qe nuk është marrë në konsideratë nga gjykatësi.

Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.

32 vjeçarja e pamartuar, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike në fshatin Golem më 4 janar 2023.

Pasi ka dalë nga spitali e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.