14korrik 2015 – Hysen Biba, personi që hodhi beben e sapolindur nga kati i katërt i maternitetit të ri në Tiranë, lë qelinë. Ngjarja ndodhi 30 qershorin e vitit 2012, kur pak orë pasi lindi e shoqja, ai reagoi në mënyrë makabre, duke dyshuar se fëmija nuk ishte i tij. Gjykata e cilësoi atë me probleme mendore, duke e izoluar në spitalin psikiatrik. Por, më 17 qershor ai u la i lirë, duke nxjerrë përfundimin se gjendja e tij është përmirësuar dhe nuk përbënte rrezik për shoqërinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/