Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet për trafikim të kokainës. Mësohet se në pranga ka rënë shqiptari me iniciale S.R, 36 vjeç, i cili ishte nën kontroll për disa javë.
Policia kishte arritur të evidentonte lëndën narkotike nga një distancë e konsiderueshme, pasi shkëmbimi i drograve bëhej gjithmonë në rrugë, menjëherë pas ardhjes së makinave që shërbenin për trafik.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan disa doza kokainë e paketuar. Shqiptari ishte munduar të fshihte kokinën, duke i hedhur ato nga dritarja, pesha e së cilës ishte vetëm disa gram.
Aktualisht shqiptari është nën arrest shtëpiak duke pritur që të paraqitet para gjyqtarit për marrjen në pyetje.





