Itali, 3 maj 2014 – Policëve të qytetit të Teramos, në rajonin e Abruco-s, ndërsa po patrullonin, u tërhoqi vëmendjen një makinë Golf. Shoferi i makinës, sapo pa policinë që po afrohej, shtoi shpejtësinë dhe hodhi diçka nga dritarja e makinës. Policët pasi ndaluan makinën e identifikuan shoferin si Fitim Koldashin, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues me dokumenta të rregullta në komunën e Atrit.

Fitimi kishte hedhur nga dritarja një qese me 29 gramë kokainë. Pas arrestimit në flagrancë, Fitim Koldashi u dërgua në burgun e Kastronjës (Castrogno).

/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/