Në përpjekjen e saj për të vrarë me spray kundër insekteve një merimangë, hodhi shtëpinë në erë.

Në këtë konkluzion ka arritur policia e Sidney, pas kontrollit të bërë për të gjetur shkaqet e shpërthimit të një shtëpie në lagjen Kiribili të Sidney.

Mësohet se një grua përdori sasi të madhe spray kundër insekteve, me qëllim që të vriste një merimangë që “ishte fshehur” poshtë lavatriçes së saj.

Lavatriçja ishte vënë në punë në ato momente dhe si rezultat, ndodhi shpërthimi që shkaktoi dëme të mëdha në banjën dhe kuzhinën e banesës.

Për fat të mirë, gruaja 66-vjeçare shpëtoi me disa lëndime të lehta.