Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili në momentin e ndalimit nga policia ka hedhur nga xhami i makinës një sasi kanabisi dhe kokaine.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. H., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte, ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.





