Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar për armëmbajtje pa leje i dënuar më parë për vjedhje.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi Ronaldo Abedini banues në Bulqizë, kapja e të cilit u bë gjatë një operacioni blic të policisë për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje.
Policia bën me dije se gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip "Benz", Abedini ka hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.
Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale të "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".





