Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar autorin e hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Ai është 49-vjeçari Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë. Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit, ku opozita mbante tubimin.