20 qershor 2015 – Mesfushori Bledar Hodo është në pritje për të ardhmen e tij. Lojtari ka përfunduar kontratën me skuadrën e Teutës dhe pret të bisedoj me presidentin Hasanbelliu për të vendosur mbi të ardhmen. Hodo ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës durrsake përgjatë sezoneve të fundit dhe dëshira e tij është ta mbyllë karierën duke veshur fanelën e skuadrës ku u rrit si futbollist. Megjithatë kjo nuk është vetëm në dorë të mesfushorit, por edhe të presidentit Hasanbelliu, i cili do të vërë vulën e fundit për të ardhmen e disa prej futbollistëve. Ka shumë lojtarë në radhët e Teutës, të cilëve u ka përfunduar kontrata me skuadrën dhe presin të mësojnë të ardhmen e tyre. "Aktualisht jemi me pushime dhe pas disa ditësh jemi lajmëruar për grumbullim. Mua personalisht më ka përfunduar kontrata që më mban lidhur me skuadrën dhe pres të bisedoj me presidentin për të mësuar të ardhmen. Dëshira është të jem pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, por kjo nuk do të jetë vetëm në dorën time. Do të jetë presidenti ai që do ta thotë fjalën e fundit", u shpreh fillimisht Hodo. Duke vijuar më tej, mesfushori u shpreh se e shikon teutën skuadër pretendente sezonin e ardhshëm dhe skuadër që do ta kenë frikë të gjithë kundërshtarët. "Unë kam besim se teuta sezonin e ardhshëm do të jetë një skuadër shumë herë më e fortë se kjo që mbylli sezonin. Parashikoj një skuadër tejet të motivuar dhe pretendente, skuadër, e cila do të tremb të gjithë kundërshtarët. Unë këm besim se presidenti do të ndërtoj një skuadër shumë të mirë, duke bërë një merkato me lojtarë cilesor. Gjithashtu tekniku magani në krye të skuadrës do të jetë një aset me vete', përfundoi mesfushori durrsak.