Teuta është rikthyer në Durrës pas fazës përgaditore të zhvilluar në Austri. Pas rreth 10 ditësh skuadra rikthehet në Durrrës ku dhe do të vazhdojë fazën përgatitore.
Skuadra durrsake duket se ka përfituar nga kjo fazë, këtë gjë e konfirmon dhe kapiteni Hodo i cili shprehet se skuadra ka përfituar shumë nga kjo fazë e zhvilluar në Austri në kushte mjaft të favorshme. Hodo shton se durrsakët janë gati për Europa League, dhe pse do të përballen me një kundështar shumë të vështirë, ndër tre më të vështirët e këtij turneu.
“Jemi rikthyer në Durrës pas fazës 10 ditore në Austri, skuadra ka zhvilluar stërvitje në kushte të favorshme dhe në një klimë mjaft të mirë. Ne kemi zhvilluar dhe disa seanca stërvitore por dhe ndeshje miqsore në Austri dhe mund të them që skuadra është mjaft mirë fizikisht por dhe me moral të lartë, kemi djem të cilët mezi presin të luajnë në kupat e Europës, dhe shpresojmë që kjo energji pozitive të na shoqërojë gjatë gjith turneut Europian. Shorti na vuri përballë një kundështari të fortë por kam besim te grupi dhe shpirti i garës që kemi si skuadër dhe do t'ia dalim. Ndoshta është kundështari më i vështirë i këtij turneu, por ne me besim te vetja dhe duke dhënë më të mirën tonë do t'ia dalim”, ka mbyllur bisedën e tij Beledar Hodo.





