Durrës, 8 shtator 2014 – Teuta vijon përgatitjet intesive në kuadër të javës së tretë të kampionatit, ku përballë do të ketë skuadrën e Elbasanit një ndeshje që do të luhet të mërkurën në Peqin. “Djemtë e detit” do të kërkojnë fitoren e parë ndaj verdhezinjëve. Mesfushori Bledar Hodo që rikthehet pas dëmtimit shprehet se Teuta nuk ka alternativë tjetër veç fitores.
“Nuk kemi alternativë tjetër veç fitorës. Elbasani ka treguar se kë formuar një skuadër simpatike, por ne do të luftojmë duke poërdorur të gjitha mundësit tona për ta fituar këtë ndeshje. Skuadra po përgatitet për këtë sfidë dhe kemi besim se do tia dalim mbanë. Nuk pranojmë rezultat tjetër veç fitores, pasi në kushtet që ndodhemi barazimi konsiderohet si humbje. Prandaj duhet të mbledhim forcat dhe të nisim rrugën drejt rikuperimit të pikëve që kemi lënë. Kemi hedhur dy hapa të gabuara, por kjo ndodh në start të kampionatit, sepse skuadra nuk është konsoliduar si duhet. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar fort dhe jam i bindur që do të shpërblehemi”, u shpreh fillimisht Hodo.
Duke vijuar më tej Hodo theksoi se rezultatet negative janë kushtezuar edhe nga dëmtimet e shumta që ka patur në kampin durrsak. Me rikthimin e tyre, mesfushori thotë se skuadra do të fiksojë vetëm rezultate pozitive jo vetëm brenda por edhe në transfertë.
“Sikurse përmenda më herët, skuadra nuk është konsoliduar ende. Ne kemi patur probleme të shumta me mungesën e lojtarëve, si pasojë e dëmtimeve, por edhe të procedurave në dokumentacionin e disave prej tyre. Ndaj Elbasanit i gjithë kontigjenti do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të plotë të trajnerit. Gjithshtu, edhe përforcimet e reja do të jenë të gatshëm, kështu që do te kemi alternativa nga më të ndryshmet. Pritet edhe rikthimi i Cyrbjes, i cili mund të them se është një nga lojtarët e krahut më të fortë të kampionatit. Pra në përballjen e radhës, skuadra do të jetë e plotë dhe e gatshme për të siguruar fitoren e parë, e cila me siguri do të pasohet nga të tjera fitore, brenda dhe jashtë fushës sonë”, përfundoi mesfushori.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





