Teuta nuk ndalet ndërsa ka marrë edhe vendin e tretë pas fitores së fundit ndaj Bylisit. Morali në skuadrën durrsakë është i lartë, e mesfushori Bledar Hodo paralajmëron Skënderbeun teksa ka thënë:
“Na pret një ndeshje shumë e fortë, por ne kemi treguar se dimë të marrim pikë ndaj çdo kundërshtari. Skënderbeu kryeson dhe ka si objektiv të shpallet kampion, ndërsa në duam të blindojmë vendin e tretë. Shpresojmë që të përsëritet ndeshja e fazës së parë, por gjithsesi ne do të futemi në fushën e blertë të motivuar për të marrë maksimumin. Shikoj një ndeshje të hapur dhe shumë të luftuar, ku shpresojmë të kemi pak fat”.
Ndeshja e parë në Korçë midis vendasve Teutës ka përfunduar në barazim 2 – 2, ndërsa ajo e fazës së dytë në Durrës u fitua nga Skënderbeu me rezultatin minimal 0 – 1 falë një goli të Hamdi Salihi.