Bledar Hodo ka debutuar me fitore në pankinën e Teutës, në një sukses 2-1 ndaj Tiranës. Por ai ka theksuar pas sfidës se ekipi duhej të vazhdonte të bënte edhe më shumë për të dalë nga situata e vështirë ku gjendet në renditje.“Më e rëndësishme është për skuadrën, se kemi javë e javë që nuk bëjmë gjumin e qetë. Ishte ndeshje tensioni, u pa në lojë që na mungonte zotërimi i topit, qetësia, bënim gabim pasime shumë të thjeshta. Kjo është arsyeja pse ndodh se skuadra ka shumë tension. U mundëuam t’i heqim tensionin, por ndodhi. Jam i gëzuar për faktin që mora tre pikët, por kemi shumë punë dhe probleme që duhet të rregullojmë.
Si kalohet? Mendoj se vetëm fryma e grupit, cilësitë janë këto që janë, po të bëhen çunat bashkë, të gjtihë të bashkuar të sakrifikojmë e luftoijmë. Kampionatin e njohim. Ky kampionat po nuk pate luftë, dëshirë, shpirt gare, je i mbaruar.
E kemi analizuar Tiranën, e kemi parë. Kemi pasur një problem të qendërmbrojtësit, Simeut dhe po t’i linim shumë metra, si te rasti që pësuam gol, me presing lart, do të kishim probleme mbrapa. Kjo qe arsyeja pse po rrinim më të ekuilibruar dhe kujdesshëm në mbrojtje. Sa i përket punës me Edi Martinin, sigurisht kam marrë nga ajo se me 5 vite bashkë, do s’do, do marrësh. Mua më pëlqen ajo por do mbrojtësa të shpejtë e 100% gati ta bësh atë punë, u munduam disi në pjesën e dytë që të bëjmë në këtë aspekt.
Duke parë që Tirana ishte me pesë mbrojtës dhe pothuajse rrinin në vijë të drejtë në linjë. Mendoja se me dalje me sulm gradual ishte më mirë se të kërkonim thellësinë më shpejtësi. Në pjesën e dytë ishim të sigurt që Tirana do vinte më lart edhe pse na duhej ne më shumë fitorja, ndaj futa Tomën. U munduam por kemi probleme shumë që duhet të punojmë.Kemi shumë punë për të bërë, se kampionati është i fortë, është zjarr. Duhet të jemi të gjithë 100%, jo vetëm skuadra por edhe unë të gjithë bashkë se nuk ka ndeshje të lehta. Janë shumë të forta, duhet të mendojmë ndeshjen e radhës dhe jemi gati se na pret një punë e vështirë”, tha Hodo.