Bledar Hodo, zëvendëstrajneri i Teutës, mendon se ekipi mund t’ia dalë për të shkuar edhe në Europë nëse vazhdon me këtë ritëm. Në fjalët e tij për ”SuperSport”, ai theksoi se ekipi kishte bërë detyrën siç duhej ndaj Kastriotit.

“Mendoj se bëmë ndeshje të mirë, çunat treguan forcë karakteri. Në të tilla fusha vetëm në këtë mënyrë loje mund të dalësh me rezultat pozitiv. E kishim përgatitur kështu me luftë të fortë sportive e goditje standarde dhe çunat e vlerësuan.
Kemi pësuar shumë gola, në këtë periudhë, kemi lënë pas shumë gjëra për t’u marrë me mbrojtjen. Uroj e shpresoj që të mos pësojmë më e të marrim rezultate pozitive.
Europa? Mendoj se që në ndeshjen e radhës e kemi të rëndësishme me një skuadër shumë të mirë si Laçi. Shpresojmë se çunat e kanë këtë dëshirë dhe çdo gjë mund ta arrijmë”, tha Hodo.