13 dhjetor 2013 – Duke iu referuar burimeve brenda parlamentit hollandez, portali Euroactiv shkruan se “Holanda bllokon statusin për Shqipërinë”. Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Frans Timmermans, tha se është në kërkim të vendeve të tjera europiane që do të dilnin kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Shefi i diplomacisë Holandeze do të kërkojë aleatë brenda Europës për të mbështetur qëndrimin e tij kundër statusit. “Vendi i përmbushi kushtet politike, por nuk i ka zbatuar ende të gjitha ato ende deklaroi ministri Timermand.

Nëse vendi ballkanik, pra Shqipëria, është gati deri në mesin e vitit tjetër, atëherë do ti jepet statusi i vendit kandidat”, deklaroi shefi i diplomacisë, holandeze. Shumica e Dhomës se Parlamentit, pra partitë kryesore në Holande janë kundër statusit kandidat për Shqipërinë, u bë e ditur gjatë një debati për zgjerimin e Bashkimit Europian ditën e mërkurë në seancë plenare.

Vendet e tjera, të cilat ndajnë mendimin se Shqipëria nuk është gati do t’ia lënë punën më të vështirë Holandës, në mënyrë që kjo të thotë jo, ndërsa ky vend do të përballet me pas me të gjithë kritikat. Ministri i Jashtëm, Timermerman shprehet se nuk e ndjen se duhet ta luajë këtë lojë. Parlamenti eventualisht ra dakord me propozimin e ministrit të Jashtëm për ti dhënë atij kohë deri javën tjetër për të gjetur aleate në vendet e tjera të Bashkimit Europian.