Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Pak kohë më parë Parlamenti holandez miratoi projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë. Pesë partitë politike, VVD, CDA, PVV, SP, CU, bënë bashkë 105 deputetë nga 150, dhe votuan me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë.