Qeveria e Holandës ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën me arsyen se është e zhytur thellë në korrupsion.
Sipas MPJ-së së këtij shtetit, Kosova vuan nga një nivel i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të njëjtët kanë thënë se në Këshill nuk ka përkrahje të mjaftueshme që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
Ministria theksoi gjithashtu se “liberalizimi i vizave është një proces teknik, që udhëhiqet nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha parakushtet përpara se Këshilli të vendosë të heqë vizat”.
Këtë qëndrim për liberalizimin e vizave Holanda e mban për vite me radhë, duke u shndërruar kështu në një prej vendeve skeptike.
Liberalizimin e vizave nuk e përkrah ende as Franca e Emmanuel Macron, duke thënë se ende nuk janë plotësuar kushtet.





