Ministria e Shëndetësisë në Holandë ka deklaruar se ka ndaluar përdorimin e AstraZeneca për grupmoshën nën 60 vjeç.

Ky vendim vjen pas raportimeve të disa rasteve të trombozës pas marrjes së vaksinës. Tri ditë më parë edhe autoritetet gjermane pezulluan përdorimin e AstraZeneca për personat nën 60 vjeç.

Rreth 10,000 takime të planifikuara për të marrë vaksinën do të anulohen për shkak të këtij vendimi të fundit të marrë nga autoritetet.