Holanda i ka dhënë zyrtarisht “dritën jeshile” Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Parlamenti holandez, votoi sot pro vazhdimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja Xhaçka shkruan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Holanda sapo votoi ‘Po’! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.

Dakordësia për t’i hapur rrugën Shqipërisë, parlamenti holandez e vendosi dje se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Këtë të enjte, parlamenti votoi për mocionet e mundshme të ngritura nga palët politike ose grupet parlamentare.

Sipas asaj që njoftonte ambasada holandeze, qeveria është kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë. Në muajin mars të 2020-ës, Këshilli Europian vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencësn e Parë Ndërqeveritare por pas plotësimit të disa kushteve në fushat e sundimit të ligjit apo dhe shtetit të së drejtës.

Më 22 qershor do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociator ku do të votohet nëse do i hapet rruga Shqipërisë për Konferencën e Parë ndërqeveritare.