Nuk ka fitues në supersfidën Holandë-Argjentinë.

Tulipanët kanë barazuar në sekondat e fundit shifrat në 2-2 ndaj Argjentinës me autor Weghors i cili realizoi dopietë. Goli i dytë dhe i barazimit erdhi falë një super skeme duke zënë në befasi mbrojtjen argjentinase.

Argjentina shpërdori avantazhin e dyfishtë pas golave të Molina dhe Messit, me holandezët që nuk u dorëzuan deri në fund.

Tashmë ndeshja shkon në shtesa.