9 shtator 2015 – Rreth 120 kg kokainë janë zbuluar dhe sekuestruar në portin e Roterdamit nga policia holandeze, ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 shtetas shqiptarë si pjesë të drogës.
Pesë shqiptarët janë të moshës nga 27 deri në 43 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk janë publikuar ende në mediat vendase.
Punonjësit e policisë së doganës dhe policia vepruan zhvilluan operacionin e antidrogës, pasi ishin njoftuar se disa burra ishin parë në konteniere afër portit me disa çanta sportive. Nga kontrolli i parë u gjet 85 kg kokainë, dhe pas një kontrolli të dytë po në kontenier, policia gjeti edhe 35 kg të tjera. Në total, droga në rrugë do të kapte një vlerë prej 4 milionë eurosh dhe dyshohet që vinte nga Ekuadori.
Gjatë operacionit, forcat e policisë kanë përdorur edhe qen droge dhe helikopterë, e madje njëri prej shqiptarëve është kafshuar nga qeni për zbulimin e drogës.
/portali DurresLajm/