Detaje të reja janë zbuluar nga sherri i Zayn Malik me nënën e Gigi Hadid. Burime me dije se këngëtari e ka ofenduar atë dhe e ka dhunuar. Sipas TMZ, Yolanda Hadid shkoi e paftuar në shtëpinë e çiftit në Pensilvani dhe aty filloi debati.

Fillimisht, ai kërkoi asaj që të qëndronte larg vajzës së tij, duke pretenduar se “është sperma e tij, e cila i ka dalë nga penisi i tij”. Artisti madje e ka quajtur “një holande të neveritshme”.

Sipas dokumenteve, si dhe një burimi që ndodhej aty në momentin e konfliktit të tyre, pas shpërthimeve tronditëse që shkëmbyen, Zayn Malik e tërhoqi zvarrë Yolandën në dollapin e dhomës ku ndodhej në atë moment, duke i shkaktuar dhimbje të forta fizike. Ai gjithashtu sulmoi verbalisht një truproje që ishte prezente.

Sipas postimit të tij të fundit në rrjetet sociale, ai tashmë është ndare nga Gigi Hadid, ndërsa ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre.