AMSTERDAM – Pirja e marihuanës në shkollat e kryeqytetit të Hollandës mund të ndalohet. Zyrtarëve lokalë nuk u pëlqen fakti që nxënësit nën ndikimin e drogave shkaktojnë një mori problemesh.
Formalisht pirja e marihuanës është e ndaluar, por për shkak të qëndrimit tolerant ndaj lëndëve narkotike në Holandë, posedimi i kanabisit për përdorim personal (jo më shumë se 30 g) nuk përbën krim.
Autoritetet synojnë ta barazojnë pirjen e marihuanës në shkolla me një shkelje të rendit publik që përfshin gjobëvënie.