Janë zhvilluar prova të ndryshme për të mposhtur dronët, por policia hollandeze ka gjetur një mënyrë mjaftë intersante për të luftuar këto pajisje.
Autoritetet e këtij shteti janë duke stërvitur shqiponjat në mënyrë që ato të rrëzojnë helikopterët e telekomanduar siç njihen ndryshe dronët. Kjo pajisje është gjithnjë e më e përdorur nga njerëzit, të cilët e shfrytëzojnë edhe për të bërë foto.
Por, Policia Shtetërore Holandeze thotë se jo gjithmonë dronët lejohen për një gjë të tillë, pasi kemi të bëjmë me shkelje të privatësisë, por gjithsesi siguria është ajo që shqetëson më shumë autoritetet.
“Parashikohen raste kur dronët nuk janë të lejuar të fluturojnë dhe kjo gjithmonë lidhet me arsye sigurie”, deklaron Mark Ëiebe, një zyrtar policor.
Shqiponjat janë stërvitur t’i shohin dronët si prenë e tyre, në këtë mënyrë ato i largojnë ato prej njerëzve.