26 janar 2015 –  Një makinë Volksvagen, me targa gjermane me 4 persona në të, me një shpejtësi skëterre u përplas me vitrinën e Bar “Heron”-it. Katër personat në makinë u plagosën lehtë. Ata, pasi dolën nga vetura u larguan me shpejtësi, duke e braktisur makinën. Disa klientë të kafenesë duke respektuar rregullat anti-duhan kishin dalë jashtë për të pirë një cigare.

Golfi kishte goditur këtë grup personash duke i shkaktuar vdekjen Adem Shefkiut, 50 vjeç, prej vitesh emigrant me dokumente të rregullta në Hollandë.

Miku 39 vjeçar i Shefkiut u plagos rëndë. Doktorët u detyruan t’i amputonin (prisnin) një këmbë, duke e lënë sakat për jetë. Policia hollandeze vazhdon hetimet për të identifikuar personat, që kryen këtë aksident me pasoja tragjike.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/