18 nëntor 2013 – Diva hollivudiane, Angelina Jolie, ka marrë një ‘Academy Award’ nderi për punën e saj humanitare, gjatë një ceremonie speciale në Los Angeles.

Aktorja ishte shumë e emocionuar kur pranoi çmimin ‘Jean Hersholt Humanitarian Award’ nga filmbërësi i “Star Wars”, George Lucas, gjatë evenimentit të quajtur Governors Awards.

“Dashuria ime. Mbështetja dhe udhëheqja jote e bëjnë gjithçka të mundur”, tha Jolie nga skena duke iu drejtuar partnerit të saj, Brad Pitt, i cili ishte i pranishëm së bashku me djalin e tyre 12-vjeçar, Maddox.

Gjatë kësaj ceremonie, Oskar nderi morën edhe Steve Martin dhe Angela Lansbury.