DURRËS, 16 tetor 2014-  Ku ka konflikt ka edhe një subjekt. Hollywoodi shënjestron kombëtaren e Ganës, historia e së cilës në Botërorin 2014 mund të rrëfehet në një film amerikan. Çështja e pagesave të prapambetura nga Federata çoi deri në bojkotin e një pjese të lojtarëve, të cilët kërcënuan me mungesë në botëror. Presidenti i Ganës,John Dramani Mahama ndërhyri personalisht pak orë përpara ndeshjes me Portugalinë, duke dërguar rreth 2 milionë Euro, çka bëri të mundur zhbllokimin e situatës.

Një skenar për orët e nxehta e ka gati kompania “Bugeater Films” që pritet të nisë xhirimet shumë shpejt për të zbardhur disa detaje interesante rreth shumë momenteve ende të paqarta rreth kësaj situate.

Në një intervistë për BBC, skenaristi Darryl Wharton-Rigby bën me dije se çdo lojtar përfitoi nga rreth 70 mijë Euro duke u rikthyer në stërvitje dhe ngjarja që do të përjetësohet në film do të jetë sa më realiste.