Vështrim tërheqës, gjysëm buzëqeshje dhe më në formë se kurrë. Kështu shfaqet Katie Holmes në faqet e revistës “C Magazine” pak pas ndarjes me burrin e saj Tom Cruise. Ish-ylli i serialit të famshëm për adoleshentë “Dawson’s Creek” duket e qetë dhe e lumtur, megjithëse periudha që po kalon nuk duket se është ndër më të mirat e jetës së saj.
Aktorja e cila po përballet me shumë ndryshime kohët e fundit, e këshilluar edhe nga ish-bashkëshortja tjetër e Tom Cruise, Nicole Kidman është gati të hidhet në lojë. “Jam gati për stimuj të rinj, pas kaq shumë pune kam nevojë për eksperienca të reja në jetë. Jam më e ekuilibruar në këto moment pasi kam punuar shumë që në moshë të re dhe mendoj se tani është pikërisht koha për eksperienca të reja”,- shprehet Holmes.
Katie duket se është vërtet e vendosur të ndryshojë jetën e saj duke u bërë pjesë e industrisë së modës. Aktorja e sapodivorcuar do të jetë e pranishme në Fashion Week në New Jork në muajin shtator me linjën e re të veshjeve “Holmes &Yang”, e themeluar në vitin 2009 me stilisten Jeanne Yang. Holmes ka deklaruar se moda është një prej pasioneve të saj dhe përmes modës femrat tregojnë se duan të jenë seksi dhe të dëshiruara.