“Dancing with the Stars” ka qenë një nga formatet më “in” të ekraneve shqiptare, patentën e të cilit e solli për herë të parë producentja Holta Dulaku nën logon e Vizion Plus.

Mbrëmë Graciano Tagani është bërë pjesë e Big Brother Vip dhe duke përmendur të gjithë Cv-në e tij ku nuk harroi të përmendte dhe “Dancing with the Stars” të këtij viti, ku ishte shoqëruesi i Fifit. Graciano tha se merrte pjesë për herë të parë në këtë format, fakt i cili s’i ka pëlqyer aspak Holtës e cila ka reaguar në rrjetet e saj sociale.

“Po pse mor bir nuk të kujtohet Dancing i imi në Vizion Plus, çift me Aulonën dhe ky ka qenë Dancing i parë i joti, jo sezoni që kaloi. Të paktën respekto Aulonën se e meriton”, ka shkruar Holta.