Në të gjithë Serbinë po zhvillohen homazhe për të nderuar politikanin Oliver Ivanoviç, që u vra në Mitrovicë.

Kufoma e Oliver Ivanoviç, pritet të niset për në Beograd. Nga Mitrovica homazhe janë bërë për vrasjen e tij.

Qirinj dhe keqardhje për Ivanoviç ka patur në disa qytete në Serbi. Një thirrje në rrjetet sociale ka nxjerrë në qytete të ndryshme të Serbisë qytetarët për të shprehur ngushëllime dhe kundër dhunës në politike nën moton “Ne jemi më shumë”.

Kësaj thirrjeje i ka prirë opozita demokratike dhe në kisha nuk kanë qenë qeveritarët.

Kryetari i demokratëve dhe ish-ministri, Dragan Shutanovac, thotë se ky është një atentat politik.

Kjo është një vëretje për ne që e shkuara nuk ka kaluar. Të shtënat ndaj Ivanoviç janë të shtëna kundër paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës. Edhe pse Oliver ka patur momente të vështira, besoj se ka qenë njeri i ndershëm që mbi të gjitha ka luftuar si qytetarë që edhe Mitrovica dhe e tërë Kosova e Serbia të zhvillohen në mënyrë të civilizuar”.

Shutonovac thotë se autoritetet duhet ta thonë autorin ose do jenë fajtor për rrezikun në Ballkan. Kjo vrasje duhet të jetë e fundit.

Edhe Beogradi e Prishtina duhet të gjejnë mënyrë që ta zgjidhin këtë situatë dhe të bëjnë të pamundurën për të ndërtuar në Kosovë një shoqëri demokratike dhe të sigurt për të gjithë dhe me të drejta të njeriut për secilin. Në këtë moment edhe fakti që Olliver Ivanoviç është serb është jorelevante pasi ne të gjithë na mungon siguria”.

Ende nuk dihet se kush do ta organizojë varrimin e Ivanoviç. Por, pritet të prehet në varrezat e veçanta të atyre që iu shërbyen kombit serb.

Homazheve për Oliver Ivanoviç i janë bashkuar edhe qindra qytetarë në kryeqytetin serb, në tempullin e Shën Savës, për të shprehur indinjatën e tyre për dhunën në skenën politike”. /ABC News/