TIRANE, 28 shkurt 2013– Zhvillohet sot ceremonia për vendosjen e eshtrave të dëshmorëve të Atdheut, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, në varrëzat e dëshmorëve Tiranë.
Besnik Hidri e Leka Qokaj kanë qënë punonjës të Shërbimit Informativ dhe më 28.02.1997 kanë rënë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, në Vlorë.
Me dekretin Nr. 4152, datë 25.02.2004 të Presidentit të Republikës, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë dekoruar me “Medaljen e Shqiponjës së Arte” (pas vdekjes) me motivacionin: ”Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për veprimtarinë dhe kontributin e vyer në shërbim të shtetit, deri në aktin sublim, dhënien e jetës në krye të detyrës”.
Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë shpallur dëshmorë të Atdheut me vendim Nr. 62, datë 29.06.2006 të Komisionit të Posaçëm Qeveritar. Ceremonia do të nisë me homazhet në orën 11.00 në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë, Tiranë, të cilat do të vazhdojnë deri në orën 12.00. Më pas, arkivolet me eshtrat e dëshmorëve Besnik Hidri e Leka Qokaj do të lëvizen për në varrezat e deshmoreve, Tiranë.
Në ceremoni janë ftuar të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit, familjarë, të afërm, ish kolegë, shokë e miq të dëshmorëve Besnik Hidri e Leka Qokaj.
Vrasja e dy ish-oficereve te SHIK-ut
Departamenti i Krimit te Organizuar ka në dorë dosjen, e cilësuar si “Vlora ‘97”. Dosja mësohet se nuk ka asnjë autor konkret, por vetëm të dyshuar, që do të kërkohen e merren në pyetje. Bëhet fjalë për vrasjen e dy punonjësve të SHIK-ut në 28 shkurt 1997 në Vlorë; nënkolonel Besnik Hidrit dhe toger Lek Qokaj dhe ekzekutimin më parë gjatë grevës së studentëve të një të riu. Në 28 shkurt të vitit 2004, ish-Presidenti, Alfred Moisiu, dekoroi dy oficerët e renë në krye të detyrës, pas sulmit të selisë së SHIK-ut në Vlorë, duke iu dorezuar: "Medalja e Arte e Shqiponjes" (pas vdekjes), familjarëve





