Presidenti i Republikës Ilir Meta i është bashkuar homazheve të zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shkrimtarin Bardhyl London.
Meta u shpreh se Londo ishte një intelektual i përmasave të larta, ndërsa shtoi se ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë.
“Ishte detyrim për t’i dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun.”, tha presidenti.
Gjithashtu miq dhe të afërm të tij janë shprehur të keqardhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Bardhyl Londo.
“I shkroi të gjitha gjërat që donte pengu i moskuptimit është përmbushur sepse ai ka qenë një poet i dashur dhe i kuptueshëm për të gjithë. Mallin e madh që ai pati për mungesat që ai ndjente i shprehu të gjitha. Ai kuptoi ndër të parët që emigrimi ishte një ndër plagët më të madhe…”, u shpreh një prej miqve të shkrimtarit.