Pasi humbi betejën e tij me një sëmundje të rëndë, ditën e sotme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë po mbahen homazhe në nder të shkrimtarit të njohur Bardhyl Londo. Familjarët, kolegë, miq të tij politikanë dhe jo vetëm, po nderojnë sot kujtimin e Londos.

Në një rrëfim të tij për mediat, deputeti demokrat, Edi Paloka ka vlerësuar figurën e shkrimtarit, ndërsa ka folur edhe për kontributin e tij të çmuar në Partinë Demokratike, pasi ka qenë edhe deputet i kësaj force.

“Është nga ata njerëz që ka lënë vetëm përshtypje pozitive. Ai ishte i mençur, i urtë, dinjitoz. Për çdo njeri pasi ikën, gjejnë fjalët e duhura. Por Bardhi ishte i tillë. Ai reflektonte pozitivitet. Ai ka pasur herë pas here kontakte. Nuk ka qenë aktiv siç ishte në periudhën kur ishte deputet. Për ne Bardhi ishte i rëndësishëm për ne. Personalitetet kanë qenë pranë PD-së. Sot nuk është koha për të folur për këtë. Sot jemi në një ditë të trishtë dhe është humbje e madhe”, tha Paloka.