I biri i artistes së madhe Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa foli sot për gazetarët gjatë homazheve për nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme (3 prill 2025).
Xhepa tha se Margarita Xhepa kishte dëshirë të bënte edhe një tjetër film.
Ai tha se e ëma e tij kishte vite që thoshte se për skenën nuk ka fuqi.
Ndriçim Xhepa: Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj.