Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara paraditen e sotme për t’i dhënë lamtumirën e fundit studiuesit, shkrimtarit dhe personalitetit të kulturës shqiptare, Moikom Zeqo.
“Me mirënjohje të thellë për protagonistin e mendimit qytetar, personalitetin e shquar të kulturës sonë kombëtare, Moikom Zeqo, njeriut përfaqësues të alternativave bashkëkohore në çdo fushë, që falë këtyre vlerave, u kthye në simbol të qytetarisë në mbarë vendin”,– shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen e bashkisë Durrës.
Homazhet për Moikom Zeqo u mbajtën sot në Muzeun Historik Kombëtar duke përmbushur kështu amanetin e Doktorit të Shkencave dhe njeriut poliedrik, Moikom Zeqo.





