Avokatia padyshim që është një profesion i paguar mirë, por ka edhe nga ata që janë të pakënaqur me të ardhurat e tyre…

Ky është rasti i një avokateje braziliane, e cila ka lënë karrierën, për t’u bërë prostitutë.

Claudia de Marchi e braktisi profesionin e saj si avokate dhe u shpërngul në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia. Atje 34-vjecarja nisi zanatin prostitutës dhe thotë se i pëlqen më shumë kjo punë, sesa puna në zyrat ligjore.

Claudia i habiti kolegët e saj vitin e kaluar, kur braktisi pozicionin e lartë në një firmë ligjore për të punuar si kurtizane luksi. Ajo shprehet se një nga arsyet kryesore pse vendosi të lërë karrierën në avokati ishte që të shpëtonte nga egoizmi mashkullor në botën e ligjeve.