Nënkryetari i PD-së Edi Paloka në një dalje publike nga selia blu sulmoi kryeministrin Edi Rama, se ky i fundit po tenton që të mashtrojë shqiptarët me rastin e dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit.

Paloka tha se Rama ka kapur drejtësinë.

Çfarë ka ndodhur pas 6 muajsh pasi prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit?! Ai bredh i lirë. Arrestimi nuk u lejua nga Rama, i cili urdhëroi grupin e tij parlamentar të bllokonte drejtësinë”, tha Paloka.

Ndër të tjera, deputeti i PD-së tha se kapja e Orest Sotës me 800 mijë euro në makinë, bëri Tahirin që mos të fliste më.

Akti i Tahirit nuk ishte një akt i pavarur. Rama kërkon të mashtrojë ndërkombëtarët. Tahiri i akuzuar nga PD ka mohuar pronësinë e skafit dhe sot vijon të lëviz i lirë. Por vetëm pasi Orest Sota u kap me 800 mijë euro në makinë, e bëri Tahirin të heshtë. Kapja e Sotës i vuri vulën çështjes “Tahiri”. Qëllimi i vetëm i Ramës është mbrojtja e Tahirit dhe e vetes”, pohoi deputeti i PD-së.