19 qershor 2015 – Horoskopi, 19 qershor 2015
Dashi
Fjalëttuaja do godasin si grusht sot kështu që përdorini siç duhet për të realizuar shitje, për të përmirësuar profilin tuaj në mediat sociale pse për t’i fituar njerëzit nëpërmjet ideve tuaja. me drejtuesin tuaj marsin në aleancë me Diellin, mund të tingëlloni shumë më të fuqishëm seç e mendonit kështu që kushtojini mjaft vëmendje mënyrës se si njerzit i përgjigjen qasjes suaj. Për fat të mirë Urani dhe Jupiteri kanë formuar një aleancë të fortë kështu që do keni shumë ide krijuese dhe unike për të ndarë me të tjerët kështu që do frymëzoni admirim.
Demi
Përdoreni bashkimin e fuqishëm mes Diellit dhe Marsit në sferën tuaj financiare për të ndjekur një kontratë që keni dëshirë të nënshkruani ose për të rritur shitjet tuaja sot. Do keni shumë kurajo dhe vetëbesim për të nisur marrëveshje biznesi dhe ditën e diel, Dielli do lëvizë në sektorin tuaj të komunikimit duke ju dhënë kontrata ose për t’u marrë me marrëveshje shitjesh. Në qoftë se po mblidhni disa gjëra kjo javë është e mirë për të gjetur diçka të rrallë, veçanërisht diçka për shtëpinë tuaj.
Binjakët
Përdoreni të gjithë talentin tuaj për të qënë logjikë sa më shumë gjatë dy ditëve që vinë. Alenaca e Diellit me Marsin në shenjën tuaj do ju mundëosjë që të përfundoni shumë gjëra që keni për të bërë pasi ju jep guximin dhe zellin për të ndjekur një projekt riskoz. Ditën e diel, Dielli do lëvizë për të ndriçuar në sferën tuaj të parave. Do keni dëshirë të merrni përsipër shumë punë dhe paratë do vijnë gjithashtu ndaj përpjekjet tuaja do shpërblehen për pak kohë.
Gaforrja
Jeni të paduruar pasi Dielli i afrohet solstikut veror kur hyn në shenjën tuaj dhe do shënojë fillimin e vitit tuaj të ri personal. Përdorini dy ditët që vijnë për të menduar ekzaktësisht atë që prisni nga ky vit që t’ju sjellë. Me Diellin dhe Marsin të lidhur në fushën e ëndrrave tuaja, më shumë energji dhe jetë do i vijë vizionit tuaj dhe më shumë do rriten gjasat që dëshira juaj të realizohet. Aleanca e Uranit dhe Jupiterit do e bëjë karrierën dhe ëndrrat tuaa për të patur para shumë të realizueshme.
Luani
Bëni plane me shokët tuaj këtë fundjavë ose dilni vullnetar për një punë në komunitet ose për një event bamirësie. Ditën e diel, do fillojë periudha një muaj pas të cilës vjen Dielli në shenjën tuaj. Mund të ndjeheni më reflektues dhe privatë gjatë javëve që vijnë kështu që shijojeni këtë fundjavë në sferën sociale duke e zhytur veten në shoqërinë e të tjerëve. Merrni pjesë diku. Mund të shfrytëzoni bashkimin e Jupiterit me Uranin për një treg të huaj ose për një audiencë ndërkombëtare.
Virgjëresha
Përfitoni plotësisht prej Diellit që qëndron në sektroin tuaj të karrierës për dy ditët që vijnë përpara se të hyjë në sferën tuaj sociale ditën e diel. Me influencën e Marsit, mund të merrni përsipër projekte dhe të nisni disa marrëveshje të fuqishme. Mund të zbuloni mënyra të reja financimi pasi Jupiteri dhe Urani ju falin një mbështetje të madhe në këtë drejtim. Të merrni pjesë në një event të lidhur me punën tuaj do rrisë profilin tuaj dhe do nxjerrë në pah një mundësi.
Peshorja
Nisuni për një fundjavë spontane jashtë vendit os diku në fshat nëse keni mundësi. Mund të merrni pjesë edhe në një aktivitet sportiv. Dielli do bashkohet me Marsin në sferën tuaj të udhëtimit dhe aventurës për dy ditët që vijnë dhe me Jupiterin dhe Uranin që i sjellin gëzim marrëdhënieve tuaja, nëse kaloni kohë me partnerin apo me miqtë tuaj do jetë një mrekulli.
Akrepi
Kërkoni për mundësi financimi ose investimi sot veçanërisht nëse doni ta zgjeroni biznesin tuaj. Dielli dhe Marsi në sektorin tuaj financer do ju hapë aftësinë për të impresionuar investitorë të fuqishëm me zellin dhe vizionin tuaj. Kjo do jetë ditë shumë e mirë për të aplikuar për grante ose për ndihmë financiare. Përpiquni të përgatiteni për momentin kur Dielli të hyjë në sektorin tuaj të udhëtimeve.
Shigjetari
Shfrytëzojeni energjinë tuaj për marrëdhëniet gjatë kësaj fundjave. Me Dielin dhe Marsin që kombinohen në sferën tuaj të partneritetit ndërkohë që Urani dhe Jupiteri ju sjellin aventurë dhe romancë është momenti i mirë për të bërë diçka të re ose për të takuar një njeri të veçantë planifikoni një aktivitet zbavitës që keni dashur gjithmonë ta provoni. Komedia, udhëtimi, sported, teknologjia dhe të gjith format e artit do jenë fusha veçanërisht të fuqishme për të tërhequr një partner të mundshëm ose të gjeni më shumë kënaqësi te njeriu juaj i zemrës.
Bricjapi
Fokusohuni në përfundimin e sa më shumë punëve gjatë ditëve që vijnë. Me bashkëpunimin e Diellit dhe Marsit do keni energinë për t’u fokusuar dhe për të realizuar shumë më shumë seç e prisnit. Dielli do ndryshojë shenjë ditën e diel duke ardhur në sferën tuaj të lidhjes dhe do keni shumë mundësi dhe kohë për të shijuar praninë e partnerit ose për të njohur dikë të ri. Është gjithashtu moment i mirë për të kërkuar aprovimin e një huaje.
Ujori
Do ketë romancë kësaj fundjave pasi Dielli bashkohet me Marsin në sferën tuaj të dashurisë së vërtetë. Do lëvizë në sferën tuaj të punës gjë që do sjellë përgjegjësi të reja për ju. Me Jupiterin dhe Uranin do keni shumë biseda argëtuese veçanërisht nëse po kërkoni që të zgjeroni horizontet tuaja me diçka të vërtetë. Në qoftë se jeni beqarë, mundësitë për të takuar një partner potencial do rriten.
Peshqit
Mbaroni me mobiljet dhe çdo projekt shtëpiak brenda fundjavës. Dielli do largohet nga sfera jua jshtëpiake dhe do vazhdojë me argëtimin, romancën dhe mund të keni dëshirë që shtëpia juaj të duket spektakolare kur ky moment të vijë. Çlirojeni veten prej gjërave të vjetra dhe rrisni ndjesinë tuaj të mirëqënies. Është gjithashtu fundjavë shumë e mirë për ta përfshirë familjen në një aktivitet që përfshin sportin, konkurrimin ose aventurën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/