21 qershor 2015 – Horoskopi, 21 qershor 2015
Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte sot. Do dini si te ruani një komunikim te ngrohte dhe do toleroni me tepër nga me pare. Beqaret ka rrezik te zhgënjehen nga disa persona qe ne dukje ishin perfekte. Fatmirësisht qe nuk do kenë bere premtime. Financat nuk do jene te mira kështu qe shmangni çdo lloj investimi te tepruar.
Demi
Fati do ju buzëqeshë ne çdo moment sot ju qe jeni ne një lidhje. Do ja kaloni mjaft mire pranë te dashurit te zemrës dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqareve do iu plotësohen dëshirat dhe do e ndryshojnë shpejt statusin ne te cilin ndodhen. Ne planin financiar do i zgjidhni me maturi problemet dhe do jeni shume me te qete se disa kohe me pare.
Binjakët
Fati do jete ne anën tuaj gjate kësaj dite. Do shkoni neper vende te veçanta me partnerin dhe do përjetoni emocione e kënaqësi pa fund. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Nëse dikush nuk ua mbush mendjen plotësisht mbajeni larg. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe gjendja te filloje te përmirësohet. Ju mund t'ia dilni mbanë.
Gaforrja
Shfrytëzojeni sa te mundni çdo minute qe do kaloni pranë partnerit tuaj sot dhe keni për t'u ndier për mrekulli. Priten surpriza dhe çaste fantastike te cilat duhen shfrytëzuar ne çdo moment. beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm. Buxheti do jete gjithë kohës i mbrojtur prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Do jeni melankolike gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe do i merrni gjerat si t'ju vijnë. Nuk priten probleme apo vështirësi te mëdha. Beqaret do përjetojnë emocione dhe kënaqësi pa fund falë disa personave qe do i joshin ne çdo moment. Me siguri qe do pranojnë qe sot ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene te këqija, por as fantastike. Tregohuni te kujdesshëm.
Virgjëresha
Dite e trazuar dhe e zymte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet te mateni me fjalët qe do i thoni partnerit nëse nuk doni qe çdo gjë te marre fund përgjithmonë. Beqaret do kenë takime, por asnjeri nuk do ju duket i veçante. Edhe sot kane për te mbetur vetëm. Ne planin financiar do i bëni mire llogarite dhe gjithçka do ece si duhet.
Peshorja
Mos u tregoni kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift dhe pranoni herë pas here te hapni rruge. Partneri nuk do jete ne humorin e duhur dhe mund te acarohet për gjithçka. Beqaret do kenë me shume fat se me pare dhe do e ndryshojnë statusin. Gjendja e financave do jete e trazuar për shkak te shpenzimeve te pallogaritura qe keni kryer se fundmi.
Akrepi
Do përjetoni emocione te shumta sot ju te dashuruarit dhe do ëndërroni here pas here. Partneri do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe te mos qëndrojnë me statusin qe kane pasur deri me sot. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do arrini t'i kryeni edhe disa investime te cilat me pare nuk kishit mundur t'i bënit.
Shigjetari
Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj sot dhe do e shihni ndryshe te ardhmen. Mbrëmja do jete me emocionuese dhe plot ngjyra. Beqaret ka rrezik te jene viktima te dikujt qe do kërkojë thjesht te tallet me ta. Mos u nxitoni te hidhni hapa. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po qëndruat me këmbë ne toke nuk do keni asnjë lloj problemi.
Bricjapi
Tregohuni me te duruar me partnerin tuaj sot sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te beje gjera te gabuara pa u menduar gjate. Beqaret do vazhdojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe. Sot nuk do realizojnë dot takimet e ëndërruara. Financat do jene te mira dhe do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë për t'i shpenzuar për qejf. Vazhdoni t'i menaxhoni njësoj te ardhurat.
Ujori
Plutoni do ndikoje me tepër sot ne jetën tuaj ne çift. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do ju nxite te hidhni hapat e duhura. Beqaret do jene gjithë kohës ne ajër dhe as qe do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për takime. Do pendohen shpejt, por fatkeqësisht do jete vone. Ne planin financiar do keni gjithë energjinë qe ju duhet për t'u marre me menaxhimin e tyre.
Peshqit
Do jeni gjithë kohës te frymëzuar ju te dashuruarit dhe do jeni gati edhe për ndonjë çmenduri te vogël ne jetën ne çift. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te forta. Beqaret nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Buxheti do përmirësohet fale një trashëgimie te majme qe do merrni. Do keni mundësi t'i shlyeni edhe borxhet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/