9 qershor 2015 – Horoskopi, 9 qershor 2015
Dashi
Energjitë personale të atyre që janë shenja e dashit janë të limituara sot. Ju mund të afroni pranë vetes, kundërshtarët tuaj. Disa do të afrohen prej bukurisë suaj natyrore, ndërsa të tjerë nga dashamirësia, ose prej autoritetit tuaj.
Demi
Sukseset materiale të demave do të varen nga puna e fortë, vendosmëria dhe profesionalizmi. Për më tepër cilësitë tuaja profesionale duhet të karakterizohen nga këmbëngulja dhe qëndrueshmëria, përndryshe ju nuk mund të përballeni me detyra të caktuara, pasi mund të lëndoheni.
Binjakët
Energjia e brendshme e binjakëve po bëhet me aktive. Do të tregoni qëndrueshmëri dhe këmbëngulje në çështje të fshehta. Sensualiteti juaj gjithashtu është në rritje, çka do të thotë që mund të jeni në fillim të një lidhjeje dashurie ose jeni duke zhvilluar marrëdhënie të ngushta me partnerët e biznesit.
Gaforrja
Pavarësisht faktit se sjelljet e partnerit/es apo prindërve tuaj mund t’iu mërzisin dhe stresojnë, një gjë është e dukshme, që kushtet e palës tjetër janë më të besueshme dhe të përshtatshme. Gjatë 9 qershorit 2015, ju mund të bëni shumë gjëra bashkë, në të mirë të të ardhmes së përbashkët.
Luani
Është koha për të hequr dorë nga argëtimi dhe për t’iu kthyer punës me veprime dhe jo fjalë. Gjatë gjithë ditës ju do të keni mundësi që t’i lini përshtypje të mira menaxherit tuaj duke i provuar profesionalitetin dhe punën e mirë që bëni.
Virgjëresha
Virgjëreshat do të punojnë dhe do të luajnë me të njëjtin pasion. Jeta juaj private do të jetë e mbushur plot me evente. Pavarësisht faktit se rrethanat mund të promovojnë romanticitetin dhe idealizmin për njerëzit, mos injoroni edhe një aspekt seksual në lidhjen tuaj dashurore.
Peshorja
Çështjet e pasurive të paluajtshme dhe aksioneve do të kenë shumë rëndësi për ju gjatë ditës së sotme. Ju mund të keni marrë kredi, për të zgjeruar biznesin tuaj, kështu që ju duhet të kurseni lekët.
Akrepi
Kjo është një kohë shumë e përshtatshme për një udhëtim të qëllimshëm, biznesi, sporti, konkursi ose aktivitete menaxheriale. Hapat konkrete kanë më shumë prioritet se fjalët e paqarta. Nëse doni të arrini suksese kuptimplota, ju duhet që të veproni më shumë rezerva për të sqaruar pozicionin tuaj.
Shigjetari
Në mënyrë që të përfitoni sa më shumë të ardhura për veten dhe të tjerët atëherë ju duhet që të punoni më shumë. Kjo do të jetë më e lehtë për ju nëse e doni punën që bëni dhe nëse raportet me punëdhënësit, kolegët dhe bashkëpunëtorët janë të konsoliduara.
Bricjapi
9 qershori 2015 është një ditë e suksesshme për bricjapët. I vetmi moment negativ në të cilin ju mund të humbni veten është ajo ju dëshironi duke harruar të tjerët. Në verë është më e lehtë që të tërhiqeni nga gjërat e kënaqshme se sa nga gjërat profesionale.
Ujori
Kjo ditë nuk do t’iu privojë nga të bërit qejf, por do t’iu vendosë disa limite. Ju keni mundësinë që sot të bëni diçka në të mirë të familjes, si p.sh., të ndihmoni familjen ose duke bërë disa rregullime në shtëpi.
Peshqit
Pjesa më e madhe e peshqve duan të jenë të aftë për të parë në të ardhmen me konfidencë dhe besim. Shfrytëzojeni mundësinë për të parë në perspektiva të largëta. Ju mund të keni më shumë energji dhe vendosmëri gjatë kësaj kohe më shumë se çdo herë tjetër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/