1 maj 2015 – Horoskopi ditor, 1 maj 2015

Dashi

Pavarësisht nëse fillimi i majit është i lidhur me festime, me siguri që ju do të ndiheni si në një festë. Gjysma e parë e ditës favorizon çështjet e lidhura me artin, blerjet dhe shfaqjet. Deri në mbrëmje, veprimet tuaja do të jenë të lidhura me një qëllim dhe talentet tuaja do të rezultojnë të suksesshme.

Demi

Kjo është kohë shumë e përshtatshme për takime, pa marrë parasysh se si shkon puna juaj, ajo do të sjellë shumë momente të lumtura. Projektet shtëpiake, duke përfshirë anëtarët e familjes, do të rezultojnë të suksesshme. Nëse keni fëmijë, do të kaloni më së miri me ta.

Binjakët

Dëshira juaj për të qenë në dijeni lidhur me të gjitha lajmet, do të jetë shumë e fortë sot. Ju mund të ndjeheni personalisht si pjesë e disa projekteve dhe do të keni rol që do t’iu bëjë të ndiheni rehat, siç mund të jetë pozicioni i ndërmjetësit, asistentit etj.

Gaforrja

Dita është e suksesshme për blerje materiale. Disa prej tyre mund të jenë një shpërblim për arritjet tuaja të fundit. Vështirë se do të mërziteni kur të kupptoni se njohjet apo përfitimet tuaja janë pak të vonuara.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndjeheni shumë mirë. Edhe në qoftë se ndjenjat ndryshojnë sipas situatave, sukseset e dukshme personale do t’iu ndihmojnë shpirtërisht. Aftësitë tuaja mund të njihen veçanërisht nëse jeni larg shtëpisë apo njerëzve që ndajnë pikëpamje të ndryshme për jetën.

Virgjëresha

Nevojat e fshehura tuajat mund të kënaqen plotësisht si në anën materiale edhe në atë shpirtërore. Mbani mend se sa më shumë dashuri dhe gëzim të jepni për njerëzit rreth jush, aq më shumë emocione pozitive do të merrni si përgjigje.

Peshorja

1 maji është dita e duhur për të nisur një fazë të suksesshme të jetës suaj. Kushtojini vëmendje njohjeve tuaja të reja, ndonëse gjeografia e tyre do të zgjerohet gradualisht. Do të jeni në gjendje që të përfitoni sa më shumë nga aleanca ku jeni pjesë, qoftë në anën personale apo profesionale.

Akrepi

Jo domosdoshmërisht do të jeni të lumtur nga manifestimi i egos së partnerit. Nuk do të ketë rivalitet apo komplikacion tjetër mes ju të dyve. Është shumë e mundshme që një konkurrenti juaj i talentuar të ketë më shumë fat dhe të kalojë përpara në një fazë të jetës.

Shigjetari

Do të ketë një festival të vërtetë në rrugën tuaj. Edhe marrëdhëniet e biznesit do të bëhen më pak formale. Suksesi është duke ju pritur, jo vetëm në qoftë se vendosni që të argëtoheni dhe të kënaqeni në kohën e lirë, por edhe në qoftë se përfshiheni aktivisht në mënyrën profesionale.

Bricjapi

1 maji nuk është saktësisht dita e të lindurve të kësaj shenje. Ju mund të jeni absolutisht të sigurt për një gjë, premtimet janë të mëdha edhe në një situatë potencialisht të rrezikshme. Yjet po përpiqen që t’iu thonë se edhe në momentet më të rrezikshme, duhet të tregoni vëmendje maksimale, megjithëse fati do të jetë me ju.

Ujori

Kontaktet e përditshme do të jenë mjaft të suksesshme, dhe disa prej tyre mund të kalojnë në një nivel të ri në të ardhmen e afërt. Kuptimi juaj reciprok me ata që doni apo lidhjet teknike, janë larg për tu arritur.

Peshqit

Kjo është një kohë shumë e mirë për të kërkuar një tjetër burim të të ardhurave. Detyra juaj rutinë, mund të rezultojë e këndshme dhe një nga arsyet mund të jetë fakti se punëdhënësi juaj është përgatitur t’iu paguajë mirë për shërbimet e dhëna. Kjo është gjithashtu një kohë shumë kreative, pasi frymëzimi do t’iu lejojë të gëzoni si punët e thjeshta edhe detyrat e mërzitshme rutinë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/