Dashi: Vendosmëria juaj po ju çon gjithnjë e më lart. Do t’i arrini të gjitha objektivat që i keni vënë vetes, por duhet të bëni kujdes që të mos humbisni nga sytë njerëzit tuaj të dashur.

Demi: Puna nuk është gjithçka. Do të keni shumë mundësi, por përpiquni të shkoni më tej, përpiquni të filloni të përmirësoheni.

Binjakët: Le të themi që në këtë periudhë e keni hënën kundër. Fatkeqësisht, ka pasur disa momente vërtet të vështira që ju kanë vënë në provë. Dalëngadalë gjithçka do të zgjidhet.

Gaforrja: Jeni larguar nga dikush që ju ka dashur vërtet. Duhet të filloni të merrni përgjegjësitë tuaja nëse doni të ndryshoni gjërat.

Luani: Nëse ndiheni më të lodhur se zakonisht, mos u shqetësoni. Një pauzë është pjesë e lojës, mos harroni se ndonjëherë është thelbësore të bëni një pushim.

Virgjëresha: Me thënë të drejtën kjo e diel nuk do të jetë një ditë veçanërisht e mbushur me lajme. Mundohuni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Peshorja: Ju zien në kokë ideja se nuk jeni përmbushur dhe kjo po ju mundon. Keni synime, por njëkohësisht keni dhe të gjitha mundësitë për të marrë atë që ju nevojitet!

Akrepi: Duhet të filloni të dëgjoni njerëzit që ju duan. Jo të gjithë duan vetëm t’ju gjykojnë gjatë gjithë kohës.

Shigjetari: Mundohuni të kuptoni gjendjen tuaj të plogësht dhe të përballeni me të duke bërë diçka të mirë për të dy. Nuk po humbisni kohë, po rriteni.

Bricjapi: Vendosmëria juaj do t’ju çojë përpara. Por vetëm nëse filloni ta besoni edhe vetë. Përndryshe, do të mbeteni të ankoruar në të kaluarën.

Ujori: Kjo e diel është një ditë më e qetë se zakonisht. Shfrytëzojeni rastin për të marrë pak kohë për veten dhe përkëdhelni pak veten.

Peshqit: Jeni duke menduar gjithmonë për atë person, por nuk dini çfarë të bëni? Thirreni atë, kërkojeni, nuk keni asgjë për të humbur.