Dashi: Mund të përfitoni nga ky moment për t’u rilidhur me dikë. Në punë, falë ndikimit të Marsit do të keni perspektiva për të ardhmen.

Demi: Falë energjisë së mirë do të planifikoni projekte të reja dhe të keni dëshirë për të ndryshuar. Të vetëpunësuarit do të bëjnë kontrata të reja.

Binjakët: Në dashuri ka përmirësime të ngadalta pasi vijojnë tensionet mes atyre që i kanë dhënë fund një romance. Kushdo që stërvitet prej kohësh dhe është i përkushtuar do të ketë një surprizë të këndshme.

Gaforrja: Në dashuri keni prej kohësh Venusin në anën e kundërt ndërsa më në fund vjen një lajm i mirë. Edhe në punë jeni pak të tensionuar por do ju vijë një zgjidhje ideale për çdo problem.

Luani: Bëni kujdes në dashuri, Afërdita është në anën e kundërt dhe gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi. Duhet durim edhe në punë pasi duhet të rishikoni disa marrëveshje.

Virgjeresha: Sot nuk jeni në humor, në dashuri të bëni vetëm të domosdoshmet. Sot nuk toleroni asnjë veprim.

Peshorja: Në dashuri yjet janë me ju, nëse jeni beqar përpiquni të bëni njohje të reja. Në punë situata nuk është më e mira: dëshironi të fitoni, por nuk mundeni.

Akrepi: Në dashuri deri në fundjavë mund të zgjidhni problemet në cift. Mërkuri do të kthehet në shenjën tuaj për t’ju ndihmuar. Po vjen edhe një kohë e favorshme edhe në punë, të paktën për marrëdhëniet me kolegët.

Shigjetari: Në dashuri është më mirë të mos e teproni, jeni shumë të lodhur për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Keni shumë plane për punë, por sot është më mirë të vëzhgoni.

Bricjapi: Në dashuri situata është më e mirë, por nëse keni probleme duhet të flisni për këtë sot. Nëse keni biznesin tuaj, do të vijë një lajm i mirë.

Ujori: Falë Hënës, do të keni një ditë plot pasion, por mos u fiksoni pas kujtimeve. Është një kohë e mirë për punë pasi mund të lindin projekte interesante.

Peshqit: Në dashuri ka ende pak tension, megjithatë nga nesër do të ketë një rikuperim. Në punë duhet të punoni shumë dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Jupiteri është në shenjën tuaj dhe premton lajme të mira.