Horoskopi Paolo Fox Demi:
Hëna është gjithmonë e favorshme në këtë periudhë të mes-majit, ndaj jeni ende në një moment pozitiv për ndjenjat, koha për të pikasur… Në punë mos humbni kohë dhe përfshihuni në projekte që kanë vlerë edhe për ju.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët:
Duke filluar nga kjo pasdite e shtunë, përpiquni të jeni pak më të kujdesshëm se zakonisht me njerëzit që takoni. Ka diçka që nuk shkon në punë, por ju ende nuk e dini saktësisht se çfarë.
Horoskopi për Gaforren nga Paolo Fox:
Nga kjo mbrëmje përpiquni të mos i bëni shumë presion partnerit/es, nuk do të pendoheni. Puna ka shumë perspektiva, por projektet kërkojnë dhe marrin kohë.
Horoskopi Paolo Fox Luani:
Dashuria dhe ndjenjat janë pak të penalizuara për këtë të shtunë, bëni mirë që t’i shtyni diskutimet për të dielën. Gjërat në punë shkojnë okay, por mund të jetë më mirë.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha:
Lajme interesante për këtë fundjavë, përpiquni ta lini veten të lirë dhe të çliruar nga hezitimi. Hiqni mendjen edhe nga puna, nëse keni mundësi.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:
Emocionet dhe dashuria janë gjithmonë pranë jush, thjesht duhet të hapeni më shumë. Nga ana tjetër bëni kujdes nga marrëdhëniet me kolegët e punës.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi:
Qetësia dhe racionaliteti nuk kanë qenë kurrë pika juaj e fortë dhe ndoshta është më mirë kështu për dashurinë sepse roporti në çift mund të funksionojë më mirë kështu. Të tjerët ju admirojnë në punë.
Horoskopi Paolo Fox Shigjetari:
Hëna është ende larg, por mos u dorëzoni. Puna po ecën me ritme të mira, por me disa pengesa që mund t’ju ngadalësojnë javën e ardhshme.
Horoskopi i Bricjapit Paul Fox:
Partneri/ja juaj është intolerant, përpiquni të mos jeni shumë posesiv. Nëse jeni një profesionist i pavarur, atëherë në fund të muajit do të ketë lajme interesante për ju.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori:
Zëri i zemrës është gjithmonë i drejtë, nëse dikush ju mungon duhet të flisni me të, t’ia tregoni. Puna do të përmirësohet që në fillim të javës së ardhshme.
Horoskopi nga Paolo Fox për Peshqit:
Përpiquni të qëndroni të qetë në sferën e ndjenjave, nëse është vërtetë dashuri, atëherë së shpejti do të lulëzojë përsëri. Sakaq me punën po kënaqeni, po e shijoni dhe ajo ju stimulon, përfitoni nga kjo.