Dashi

Mos kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si doni ju sot, por dëgjoni, merrni mendime e më pas vendosni. Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtoheni dhe do i rregulloni problemet. Ju beqarët, falë Venusit do shkëlqeni dhe vështirë se do kaloni diku pa tërhequr vëmendjen. Shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Në punë asgjë nuk do ju trembë sot. Do jeni të përqendruar dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Mos e lini veten të rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dale para. Luftoni fort dhe ulni sa më shumë shpenzimet.

Demi

Nëse ju ka ardhur në majë të hundës rutina bëni çfarë të keni në dorë sot për të ndryshuar njëherë e mirë, por mos dramatizoni asgjë. Falë Venusit, sharmi dhe shpirti i tolerancës do të mbizotërojë tek ju çiftet. Gjatë kësaj dite ju do e dashuroni edhe njëherë po aq shumë atë që keni në krah. Dashuria do pushtoje edhe mendjet e beqarëve. Do e merrni fatin tuaj në dorë, por duhet të shmangni aventurat e rastësishme. Në punë do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini t’i realizoni si duhet detyrat që do iu jepen. Sot është momenti i duhur edhe për t’u marre pak me financat. Nëse doni të blini diçka bëni më parë llogaritë.

Binjakët

Venusi do ju nxitë t’i përkushtoheni më shumë jetës sentimentale sot duke kenë disi gjërat pas dore në fushat e tjera. Nëse keni një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet e të rejat dhe do doni ta largoni rutinën në dashuri. Flisni me partnerin që edhe ai ta kuptojë këtë. Ju beqarët do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet t’iu plotësohet edhe dëshira për të pasur dashuri me shikim të parë. Në punë përgatituni për detyra të reja. Me pak vullnet dhe largpamësi keni për ta parë se gjithçka do ju realizohet në perfeksion. Në planin financiar mos i lini gjërat pas dore sepse mund të keni probleme.

Gaforrja

Besoni tek vetja dhe tek sharmi juaj sot sepse ato do ju nxjerrin edhe nga situatat delikate në të cilat mund të futeni. Ju të dashuruarit do tundoheni tej mase nga një person dhe ka rrezik ta tradhtoni atë që keni në krah. Gjithçka e bukur që kishit ndërtuar deri më sot do marrë fund sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do jeni tej mase përzgjedhës dhe vështirë se mund të gjejnë një person të përshtatshëm. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe mund të merrni një promocion që do ua mbushë shpirtin plot. Vlerësimi i shefave për ju është i jashtëzakonshëm. Sektori i financave do jetë gjithë kohës i kënaqshëm dhe pa probleme. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim.

Luani

Gjatë kësaj dite do keni dëshirë të mësoni gjëra të reja dhe të eksploroni horizonte. Hëna do ua bëjë gjithçka më të lehtë. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë aspak probleme. Me partnerin do keni një bashkëpunim për t’u pasur zili dhe shpesh do i shprehni ndjenjat edhe më zë të lartë. Ju beqarët do kaloni një nga ditët më të bukura të jetës tuaj. Çdo gjë për ju do jetë si nëpër ëndrra. Në punë do keni me ë vërtetë ide gjeniale dhe eprorët nuk do ndalen së ua vëni në pah. Arritjet do i bëjnë paksa xhelozë kolegët, por nuk kanë çfarë t’iu bëjnë. Edhe për buxhetin do jetë një ditë e begatë. Mund të kryeni investime pa frikë.

Virgjëresha

Sot do jeni folës të shkëlqyer dhe të gjithë do kenë dëshirë t’iu dëgjojnë. Do jeni këshilla, por disa do i ndriçoni të pranojnë edhe disa gabime. Nëse keni një lidhje do jetë një ditë mjaft premtuese kjo e sotmja. Partneri do i mbajë të gjitha premtimet që ju ka bërë dhe një etapë shume e bukur ka për të filluar për ju. Nëse jeni beqarë do vazhdoni të mbeteni vetëm sepse nuk do ju pëlqejnë personat që do iu joshin. Në punë do e keni shumë të lehtë t’i shprehni ato që mendoni dhe do mund të bashkëpunoni pa problem me cilindo koleg që do ju caktojnë. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm se me parë dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

Peshorja

Kundërshtimet nuk do mungojë aspak gjatë kësaj dite. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe do keni si momente pozitive ashtu edhe negative. Ju që jeni në një lidhje duhet të bëni çmos që të ndryshoni rutinën e përditshme dhe të shtoni imagjinatën. Kjo recetë do japë frytet e veta. Ju beqarët do njihni dashurinë e rafinuar. Ai që do takoni do jetë inteligjent dhe me personalitet. Do keni të përbashkëta në mendime, politikë, fe apo edhe aspirata. Në punë nuk do i lini asgjë rastësisë, megjithatë mund ta kaloni edhe momente kur nuk do jeni shumë të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Financat duhet t’i menaxhoni me më shumë maturi dhe të jeni sa më të kthjellët kur të shpenzoni.

Akrepi

Durimi juaj do vihet në provë gjatë kësaj dite. Pavarësisht vullnetit që do keni vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje jepini fund rivalitetit me partnerin tuaj sepse nëse vazhdoni kështu jeta juaj do te kthehet në ring boksi. Gjeni me çdo kusht mënyrat për të filluar bashkëpunimin. Ju beqarët nuk do vuani nga vetmia sepse mundësitë për aventura do jenë të shumta. Mund të gjeni sot edhe gurin e çmuar. Në punë do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe rrallë herë do ju mungojë diplomacia. Do bëni tolerime dhe kolegët do ju afrohen më shumë. Klima në sektorin financiar do jetë e mirë, por gjithsesi mbrohuni. Mos bëni çmenduri me shpenzimet sepse do pendoheni.

Shigjetari

Në pjesën më të madhe të ditës do jeni të irrituar sot dhe mund të bëni gabime. Vetëm mbrëmja mund të sjellë përmirësime. Nëse jeni në një lidhje tensioni do jetë mbizotërues dhe do ju bëjë të ndiheni keq. Nuk do përjetoni aspak kënaqësitë që keni dëshiruar. Për shumë gjëra do keni mendime diametralisht të kundërta. Ju beqarët do merrni refuzime dhe kjo gjë do ju mërzite. Gjithsesi ato nuk kanë të bëjnë aspak me pamjen tuaj. në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë dhe me disa kolegë do keni debate të ashpra. Mos i dëgjoni, por mundohuni të realizoni objektivat. Financat për fat të mirë do jenë të kënaqshme.

Bricjapi

Mundet të bëni edhe disa gabime gjatë kësaj dite e mund të mos mbani premtime, por sërish do reflektoni në kohë dhe do ndreqni çdo gjë. Për ju çiftet që keni kohë që jeni bashkë klima sentimentale do jetë shumë e ngrohtë. Secili prej jush do kujdeset për detajet dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Ju beqarët duhet të mirëprisni një dashuri me shikim të parë. Kësaj here do jeni të sigurt për atë që doni vërtet dhe do i hidhni hapat një nga një. Në punë mos qëndroni me orë të tejzagjatura, por bëni aq sa keni mundësi. Edhe po latë ndonjë gjë për më vonë nuk do jetë fundi i botës. Në planin financiar do jetë ditë e favorshme për të bërë edhe ndonjë shpenzim.

Ujori

Bëni kujdes mos provokoheni gjatë kësaj dite sepse shumë persona që ju kanë zili do mundohen t’iu prishin planet. Ju të dashuruarit më në fund do e kuptoni se iu duhet qëndrueshmëri në jetën tuaj. Për këtë arsye do sakrifikoni edhe pak nga liria juaj në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë me partnerin. Ju beqarët po prisni princin e kaltër dhe nuk do i kushtoni vëmendje atij që do takoni. Kjo gjë do jetë gabim sepse ai mund të jetë edhe i duhuri. Në punë mund t;iu bëhen padrejtësi që nuk do i toleroni dot aspak. Mënyra më e mirë për të inatosur ata që ju kanë inat është të arrini sa më lart të jetë e mundur. Për financat do kujdeseni shumë dhe çdo gjë do shkojë mjaft mirë.

Peshqit

Plutoni do ju bëjë shpesh me ankth gjatë kësaj dite. Mund të kaloni goxha vështirësi, por familjarët nuk do ju lënë në baltë. Nëse keni një lidhje duhet të prisni shumë gjatë kësaj dite. Gjithçka do marrë një pamje tjetër, më të këndshme dhe do jetë në favorin tuaj. Ajo që dukej e pamundur, do duket edhe më e lehtë sot. Ju beqarët, falë kombinimit yjor të dominuar nga Venusi do jeni të favorizuar dhe mund të takoni personin e duhur. Në punë do jeni të detyruar të rishikoni ato që keni bërë dhe të bëni disa ndryshime të vogla në planet e programuara. Në përgjithësi situata financiare do jetë e qëndrueshme. Gjithsesi mos merrni vendime të rëndësishme.