Dashi

Ndoshta është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të shijoni një film të mirë sonte. Nëse njerëzit pyesin se si po kaloni, jini të sinqertë. Të tjerët do të jenë në gjendje të shohin drejtpërdrejt përmes jush, ndaj mos u përpiqni t’i fshihni ndjenjat tuaja. Sot është një ditë e mirë për ju, shfrytëzojeni.

Demi

Një i afërm i largët mund të sjellë lajme të mira. Përmirësoni performancën në punë për të shmangur marrjen e një paralajmërimi. Në aspektin dashuror, partneri mund të jetë i shpërqendruar, kushtojini vëmendje.

Binjakët

Është vërtetë e vështirë dhe aspak e pëlqyeshme t’i rikthehesh një pune të lënë përgjysmë. Duhet të jeni më bindës për idetë tuaja.

Gaforrja

Është diçka shumë e mirë që të besosh në vetvete, por mos bini në kurthin e të bërit premtime që ndoshta nuk mund t’i mbani. Në pak kohë mund ta gjeni veten në pozita jo të favorshme, për shkak të situatave që mund të krijohen.

Luani

Jeta sentimenale nuk po shkon shumë mirë dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj. Komunikimi dhe të folurit hapur është mënyra më e mirë për të zgjidhur keqkuptimet.

Virgjëresha

Duhet të sforcoheni dhe të impenjoheni për të ndryshuar jetën tuaj dhe të rriteni profesionalisht. Shmangni kontradiktat dhe shefat. Në dashuri do të kaloni një situatë grindjesh.

Peshorja

Pavendosmëria e njerëzve të tjerë mund t’ju bëjë të ndiheni të frustruar dhe të mbërthyer sot. Mos mendoni se keni nevojë të prisni që të tjerët të vendosin përpara se të veproni. Bëj atë që duhet të bësh dhe të tjerët do ta arrijnë kur të jenë gati. Ju nuk jeni përgjegjës për mirëqenien e të tjerëve. Përqendrohuni tek vetja.

Akrepi

Përballja me një më të vogël në familje është e pashmangshme, kështu që ji pak më fleksibël në përqasjen tënde. Eksperienca e mëparshme do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një ofertë të mirë pune. Problemet e parave duket se do të mbesin në të shkuarën pasi po fillon të kesh përfitime të mira.

Shigjetari

Periudha që po kaloni është plot vështirësi dhe në një farë mënyre edhe e mundimshme. Për fatin tuaj të mirë është Afërdita që ju lehtëson nga ana shpirtërore.

Bricjapi

Ndonjëherë jeni më modestë sa duhet për arritjet tuaja dhe kjo është diçka që nuk duhet ta bëni këtë fundjavë. Nuk ka shumë njerëz që mund të tregojnë arritjet në jetë më shumë se ju, ndaj shijojeni suksesin.

Ujori

Do të keni probleme në komunikimin me të tjerët sot dhe do të jetë ‘mision’ i vështirë që t’ju kuptojnë. Jeta sentimentale mund të ketë më shumë harmoni nëse i kushtoni më shumë vëmendje nevojave të partnerit.

Peshqit

Nëse jeni beqar dhe në kërkim të shpirtit binjak duhet të bëni edhe pak durim, sepse kjo nuk është faza më e mirë për të bërë realitet ëndrrat tuaja. Në punë jini më krijues.