Horoskopi Paolo Fox Dashi: Kjo e shtunë duket të ketë avantazhe në fushën e dashurisë. Përfitoni nga kjo ditë, por mos u hutoni shumë pas “kokrrës së qejfit”. Në punë duket se keni nevojë për një pushim.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: E shtuna 17 është një ditë interesante për të krijuar lidhje të reja. Në sferën e punës do të duhet të rishikoni gjendjen tuaj financiare.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Ju dëshironi që t’i keni gjërat e qarta në dashuri, por kjo varet edhe nga personi me të cilin shoqëroheni, ndonëse ju keni bindjennse vetë jeni transparent. Në punë, keni dalë nga një periudhë komplekse, por ende duhet të keni kujdes.

Horoskopi për Gaforren, Paolo Fox: Dita e parë e fundjavës që po nis, është e volitshme për të gjithë ata që janë single. Duket se etërë kjo fundjavë hap zemrat e beqarëve. Diçka e mirë po vien edhe në punë.

Horoskopi Paolo Fox Luani: Ju pret një fundjavë interesante për ndjenjat, kjo edhe oër arsye se ndiheni të motivuar. Ditë premtuese duket kjo e shtunë edhe në punë.

Horoskopi i Virgjëreshës së Paolo Fox: Lidhja juaj ka probleme. Ato vijnë nga një seri angazhimesh dhe duket se ju nuk jeni gati për të gjitha. Për këtë shkak, po hasni vështirësi që ndikojnë në raportin tuaj. Konfuzion dhe pështjellim pritet keni në punë mes të shtunës dhe të dielës.

Horoskopi Paolo Fox Peshorja: Në të dyja sferat, atë të ndjenjave dhe atë profesional, ju duket sikur bota është përmbysur mbi ju. Në fakt gjërat janë më të thjeshta: Për ata në lidhje, këshillohet të konsultoheni me një avokat të mirë. Në punë nuk ka humbur gjithçka.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Në aspektin sentimental është më mirë të hidhni sytë diku tjetër. Në punë duket se ka siklete. Gjëja më e rëndësishme është të flisni sinqerisht me shefin.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Situata në dashuri nuk është aktualisht tek pjesa e mjaltit në qyp. Ndaj mundohuni të mos përthitheni në ndonjë diskutim të kotë me partnerin/en tuaj. Edhe në punë ka probleme por në të kundërt, disa situata lipset të analizohen me kolegët.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Ju ndoshta preferoni vrullin, por aktualisht ë dashuri duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Ditë me tension në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Jeni të axhituar dhe situata në dashuri nuk duket të jetë fort e mirë dhe për të lindurit e shenjës tuaj. Ju doni të diskutoni, por prisnj, fundi i muajit është më i favorshëm. Dhe në aspektin profesional, ka disa çështje pune për t’u rishikuar.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Fundjava ju paralajmëron që të mos bëheni pre të situatave që mund të bëhen të ndërlikuara. Ecuria në punë është e ngadaltë.