Dashi

Do i merrni me seriozisht problemet qe iu kane dale ne çift kohet e fundit dhe do mundoheni t’i zgjidhni me maturi ato. Ne fakt edhe partneri do kërkojnë te beje te njëjtën gjë. Beqaret do jene me humor shume te mire dhe do tregohen akoma me te hapur ndaj ftesave qe do iu bëhen. Ne planin financiar shmangni dhëniet e huave apo investimet e tejskajshme.

Demi

Dite e mbushur me sensualitet dhe dashuri kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret me shume gjasa do fillojnë aventura afatshkurtra, por mjaft emocionuese. Nëse keni vështirësi financiare duhet te gjeni sa me pare një zgjidhje sepse me kalimin e kohës situata do vështirësohet.

Binjaket

Do keni disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do arrini dot te vendosni qetësinë. Neptuni do jete planeti qe do iu ndihmoje ta kaloni sa me shpejt situatën. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe nuk do e gjejnë dot personin ideal. Ne planin financiar nuk do keni probleme te mëdha për çfarë te qaheni. Shfrytëzojeni situatën për ndonjë shpenzim me tepër.

Gaforrja

Me ne fund edhe jete juaj ne çift do jete e qëndrueshme. Do e shihni me pozitivizëm te ardhmen se bashku dhe do mendoni t’i bëni gjerat me serioze. Edhe ata qe kane pasur zënka do i zgjidhin. Beqaret do jene sensuale dhe do kenë mundësi te mira për ta gjetur personin e duhur. Shpenzimet e mëdha do iu rrënojnë financiarisht. Beni shume kujdes!

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do jete e qëndrueshme sot dhe nuk do keni asgjë për çfarë te mërziteni. Edhe komunikimi nuk do ketë asnjë problem. Beqaret duhet ta dëgjojnë me kujdes dike qe do i propozoje. Ai do jete një person me shume vlera. Financat do jene ne qendër te vëmendjes. Do shpenzoni me maturi e kujdes dhe nuk do keni vështirësi.

Virgjeresha

Duhet ta merrni ne dore jetën tuaj sentimentale sot dhe te bëni çmos ta largoni rutinën. Mundohuni te përgatisni gjera te reja apo te largoheni me pushime. Beqaret nuk duhet t’i besojnë shume aparences sepse do zhgënjehen shpejt. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri për pjesën me te madhe te personave. Do jeni goxha te organizuar ne këtë fushe.

Peshorja

Dite përgjithësisht e mire për te dashuruarit. Bashkëpunimi me njeri-tjetrin do jete shume i mire dhe keqkuptimet nuk do bëjnë pjese ne jetën tuaj. Beqaret ka shume gjasa te njohin persona interesante nëpërmjet miqve dhe familjareve te tyre. Financat do jene te favorizuara. Mund te kryeni transaksione te rëndësishme si edhe investimet e menduara prej kohesh.

Akrepi

Ka rrezik te keni zënka te shumta me partnerin tuaj sot. Tensioni do te ndizet dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Nëse keni fëmijë mundohuni ta lini jashtë debateve tuaja. Beqaret duhet te bëjnë ende durim për ta gjetur personin e tyre ideal. Me financat tuaja nuk do merret asnjë planet, prandaj çdo gjë do e keni vete ne dore. Mundohuni mos bëni çmenduri.
Shigjetari

Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do flisni me hapur me partnerin tuaj dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do jene shume te sigurt tek vetja e tyre dhe do bëjnë te pamundurën qe te kenë dike pranë. Mundësitë nuk do mungojnë. Financat do jene delikate sepse ju do shpenzoni pafundësisht. Kujdes!

Bricjapi

Ne jetën tuaj ne çift do merrni atë qe dëshironi sot. Partneri do iu qëndrojë gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Beni vetëm pak kujdes me xhelozinë. Beqaret do e lënë veten te lire dhe nuk do bëjnë sakrifica te mëdha për te gjetur dike. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Ulni shpenzimet qe te shmangni problemet e mëdha.

Ujori

Dite pozitive dhe emocionuese kjo për gjithë te dashuruarit. Orët e mbrëmjes do jene ato me entuziastet kur edhe ju do ndiheni si mbi re. Beqaret ka gjasa te shoqërohen e te pëlqejnë shume disa persona te shenjës se peshqve apo te gaforres. Te ardhurat do i menaxhoni me maturi dhe ato do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë. Jupiteri do iu qëndrojë gjithë kohës pranë.

Peshqit

Dite harmonike kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Do bëni gjithçka qe te shmangni mosmarrëveshjet me partnerin dhe do e toleroni jashtë mase atë. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Planetët nuk do ndikojnë drejtpërdrejt tek financat, megjithatë duhet te bëni kujdes me çdo shpenzim te tepruar.