Horoskopi nga Paolo Fox

Dashi: Një moment i rëndësishëm për ndjenjat, qielli është i favorshëm. Me këto yje që janë në avantazhin tuaj, duhet të jeni proaktiv.

Demi: është një moment në të cilin duhet të përcaktoni mirë marrëdhëniet dhe të ardhmen e tyre. Merre me qetësi dhe po kështu veproni edhe në punë.

Binjakët: kjo është një Hënë që ju bën shumë funny dhe të këndshëm. Në punë, duke nisur nga ljo e hënë, e rëndësishme është të veproni me maturi.

Gaforrja: pasditja e së dielës sjell këshilla, në mëngjes është më mirë të mos bëni shumë zhurmë që e diela mos kalojë me grindje a kacafytje. Në sferën e punës, lënia e një gjëje të sigurt, nuk është tamam ideale tani.

Luani: ditë shumë interesante ju presin javën e ardhshme. Ka projekte të reja që do të kërkojnë mbështetjen tuaj në punë.

Virgjëresha: fatkeqësisht dita e diel lind me Hënën në kah të kundërt, përpiquni t’i shtyni diskutimet për të hënën. Ditë e qetë në aspektin e punës, rifitoni energjitë.

Peshorja: nëse jeni të interesuar për një person, një rikuperim është i mundur që sot (e diel). Situata aktuale e punës të kënaq, çdo gjë po shkon mirë!

Akrepi: një Hënë e bukur e bën këtë ditë të diel shumë të favorshme për ndjenjat. Të gjitha projektet janë në lëvizje të ngadaltë, gati në vendnumëro për momentin.

Shigjetari: dashuria mund të jetë paksa e diskutueshme këto ditë. Këtë të diel nuk jeni në kulmin e energjisë tuaj, më mirë pushoni ose merrni masa të pushoni në fillimjavë.

Bricjapi: Kjo është një e diel që mund të sjellë një emocion shtesë në jetën tuaj. Këshilla për të dielën: Përpiquni të mos i shtyni për nesër angazhimet tuaja të sotme.

Ujori: një ditë interesante, yjet fillojnë t’ju buzëqeshin. Mezi po prisni disa telefonata të reja në punë.

Peshqit: nëse ka dyshime në çift, është më mirë të mos prisni javën e fundit të muajit. Jo vetëm kaq, jeni pak të shqetësuar për të ardhmen tuaj profesionale.